Fundamenti

Pesë kandidatë për kryeministër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Janë pesë kandidatë që ia mësyejnë postit të kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ata vijnë nga pesë parti politike të cilat deri në këto zgjedhje ishin subjektet kryesore në kuadër të spektrit politik në vend. E përbashkëta e këtyre kandidatëve është premtimi i tyre për gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Kurse si adut tjetër mbetet premtimi parazgjedhor për ndërtimin e një shteti ligjor dhe të aftë për të synuar integrimet evropiane përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si probleme të mëdha të këtij vendi.

ARKATANA

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar tashmë për të tretën herë liderin e saj Hashim Thaçi për postin e kryeministrit. Thaçi ka drejtuar në dy mandatet e fundit qeverinë e vendit, ndonëse në asnjërin mandat nuk arriti t’i përmbyllë katër vjet udhëheqje të qeverisë për shkak të koalicioneve të brishta. Paraprakisht ish-Shefi i Drejtorisë Politike të UÇK-së, pati drejtuar edhe Qeverinë e Përkohshme të Kosovës e cila nuk ishte njohur asnjëherë nga faktori ndërkombëtar.

Në këto zgjedhje, Thaçi hyn me premtimin për themelimin e Fondit të Punësimit, si zotimi i tij kryesor në “Misionin e Ri”, ndonëse nuk e ka sqaruar ende as formën ligjore të themelimit të këtij fondi, sikurse as fazat e zbatimit, interesin dhe limitet shpenzuese të tij gjatë katër viteve të qeverisë së ardhshme.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.