RCCOLA

Pesë fakte të shpejta mbi ftohjen

/ 1 minutë lexim

Ftohja është një sëmundje shumë e shpeshtë dhe prek po thuajse secilin. Ja disa fakte të shpejta mbi këtë sëmundje.

Të rriturit mesatarisht preken nga dy deri në pesë të ftohura në vit, përgjithësisht në periudhën midis shtatorit me majit. Fëmijët preken nga shtatë deri në dhjetë të ftohura në vit.

Më shumë se 200 viruse janë përgjegjëse për shkaktimin e të ftohurave dhe shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë akoma të tjera.

Mobi Casa

Të ftohurat janë më ngjitëse dy ditë përpara se të fillojnë simptomat dhe në fazat e para të sëmundjes.

Një e ftohur zgjat zakonisht nga 2 në 14 ditë. Kollitjet mund të vazhdojnë deri në gjashtë javë.

Për të parandaluar gripin duhet të bëni ushtrime fizike, të pakësoni stresin, të flini mirë dhe të ruani higjienën. /Gazeta-Shqip.com/