Fundamenti

Pesë ditë nga kidnapimi i policëve, Krasniqi: Vuçiqi po refuzon lirimin e tyre, ndërsa Kurti po na mbanë në errësirë në lidhje me situatën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre policëve kosovarë.

Krasniqi ka thënë që fatkeqësisht që pesë ditë nuk dihet për gjendjen e tyre.

Sipas Krasniqit, Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët, ndërsa kryeministri Kurti po na mbanë në errësirë në lidhje me situatën e tyre, transmeton Telegrafi.

“Sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve tanë policor, brenda territorit të Kosovës, nga forcat serbe. Për pesë ditë, nuk kemi asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, trajtimin e tyre nga autoritetet serbe dhe, fatkeqësisht, akoma asnjë vizitë tek ta”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar “derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët tanë dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria po na mbajnë në errësirë në lidhje me situatën e tyre”.

UBT

Kreu i PDK-së ka kërkuar nga Qeveria të luaj rol aktiv dhe të rikthehen në shtëpi tre policët.

“Kërkoj nga Qeveria që të luaj një rol shumë më aktiv dhe të përgjegjshëm për rikthimin sa më parë në shtëpi të Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës.
Mbi të gjitha, kërkoj nga Kryeministri që të tejkaloj inatet e tij personale dhe të shtoj bashkëpunimin e koordinimin me partnerët tanë ndërkombëtarë – si mënyra më e shpejtë dhe efikase për lirimin e tyre”, është shprehur ai.

Tre policët kosovarë u arrestuan në territorin e Kosovës nga forcat serbe, ndërkaq para dy ditëve ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lirimin e menjëhershëm të policëve e kanë kërkuar institucionet kosovare si dhe ndërkombëtarët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.