Mobi Casa

Përvoja e mësueses Mejreme: Sytë fillojnë të shohin përsëri

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Çdo njeri së paku një herë në jetë e ka përdorur shprehjen e lashtë sa edhe vetë bota: “Ruaje si sytë e ballit”. Unë si mësuese me përvojë mbi 43 vjeçare ( tani në pension) këtë shprehje e kam përdorur, për çdo gjeneratë të nxënësve të mi. Pra, kujtimet për nxënësit e çdo gjenerate i ruaj si sytë e ballit. Në çdo moment para syve më dalin fytyrat e tyre të buzëqeshura, herë – herë faqet e tyre me ndonjë pikë loti, por gjithherë të mbështjellura me dritë. Vazhdimisht, si jehonë në vesh më tingëllojnë dëshirat e tyre të shprehura me fjalët: kur të rritemi do të bëhemi mjekë.

Prandaj, dëshirat e tyre kanë bërë që fjalën mjek ta konsideroj një ndër fjalët më fisnike të leksikut të gjuhës shqipe. Virtualisht, shpesh herë kam udhëtuar në rrugën plot dritë e hije e të bërit mjek. Kjo rrugë ngjanë në rrugën e mundimshme të Sizifit me gurin e tij në qafë. Orë e orë të tëra i përkulur para librit. Pastaj duhet gjetur kocka skeletësh për studim, apo duhet qëndruar me orë të tëra para kufomave.

Në jetën e një mjeku asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës. Përherë ballafaqohet me sëmundjen dhe vdekjen që rrinë këmbëkryq së bashku. Megjithatë, për të kuptuar se sa e bukur dhe e vështirë është mjekësia duhet të merremi apo të ballafaqohemi me të.

Habitem se pse mjekët në kohën e fundit janë në presion të vazhdueshëm të opinionit publik në kontekstin se ata tani më shumë e duan paranë dhe politikën se sa profesionin e tyre. Por, në këtë botë askush dhe për askënd nuk mund të vërë pikë. Ekziston vetëm pikëpresja, dhe opinionet vazhdojnë.

Në këtë kontekst do të përmendja doktoreshën e nderuar, Pulmulogen e mirënjohur:dr. Zoja Halimi Bujupi. Pacientët e saj jo vetëm që përbehen, por edhe betohen në kokën e saj. Megjithatë, për ta bërë këtë, jam frymëzuar nga një mjek I ri në moshë por, me një bagazh të vrullshëm dhe të shumtë të studimeve dhe hulumtimeve shkencore nga fusha e oftomologjisë, nga dr. Ardian N. Shabani. Ai me studimet dhe hulumtimet e tij shkencore ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare, madje deri në Indinë e largët. Dhe përherë i vlerësuar, dhe i nderuar.

ARKATANA

Në të vërtetë muaj më parë kam përjetuar infarkt të syve. Gjithçka mu errësua. Çuditërisht në ato momente mu kujtua shprehja: “ Ruaje si sytë e ballit”. I përfytyroja nxënësit e mi por, kësaj herë të mbështjellur me terrin më të zi se të natës.

Por, falë profesionalizmit dhe vullnetit të çeliktë të dr.Ardian N. Shabanit, falë dashurisë së tij për profesionin e mbi të gjitha falë pasionit të tij që të integroj kualitet shkencor, klinike dhe etike, përsëri mu kthye drita e syve. Tek ai kam parë se si denotologjia respektohet me përpikëri, se si kujdesi poliativ është bërë pjesë e pandashme e profesionit të tij.

Prandaj, marrë guximin që në emër të mijëra nxënësve të mi, kujtimet e të cilëve i ruaj si sytë e ballit, por edhe në emrin tim t’i falënderohem deri në përulësi.

Nëse grekët e vjetër në mitologji i kishin zotërat e tyre, Kosova në realitet e ka princin e dritës, e ky është dr. Ardian .N. Shabani.

Mejreme Qerimi, mësuese në pension

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.