UBT

Përurohet salla e kurorëzimeve në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me një ceremoni rasti në objektin e Administratës komunale në Viti, është bërë përurimi i sallës së kurorëzimeve.

Me këtë rast për herë të parë në këtë sallë dy çifte vitiase ja dhanë fjalën njëri tjetrit që do t`i qëndrojnë besnik njeri tjetrit deri në fund të jetës bashkëshortore.

Me këtë rast i pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtori i Administratës, Skënderbe Hebibi, përgjegjësi i Gjendjes Civile, Merxhan Sahiti dhe të tjerë.

Fundamenti

Në fjalën e tij Haliti, pos që ju uroj çifteve për kurorëzimin e sapo lidhur theksoi se ai ndihet shumë i kënaqur pasi që po përurohet kjo sallë, ku çiftet e reja po lidhin kurorë për herë të parë në këtë hapësirë.

Ai gjithashtu tha se qeverisja lokale në Viti, do të vazhdoj të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj.

Ndërkaq i pari i Vitisë ndau një mirënjohje edhe për znj. Elira Musa, dizajnere e enterierit e cila bëri projektimin dhe dizajnimin e dhomës së kurorëzimit./rajonipress/