Uji Dea

Përurohet Rruga Dajkoc – Bllatë – Topanicë, nis rruga Muqiverc – Krenidell

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Sot është përuruar rruga Dajkoc – Bllatë – Topanicë e investuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Kamenicës. 

Në këtë përurim Kryetari Sinani ka falënderuar ish Ministrin Fehmi Mujota, Ministrin Lutfi Zharku për realizmin e këtij projekti. Ministri Zharku në anën tjetër ka uruar banorët e kësaj zone për rrugën e re dhe ka vlerësuar se kjo rrugë do të jetë një mundësi më shumë për zhvillimin ekonomik të Kamenicës.

Ka filluar edhe asfaltimi i rrugës Muqiverc – Krenidell

Në prezencën e Ministrit Lutfi Zharku, Kryetarit Begzad Sinani, Zëvendësministrave Fehmi Mujota e Hanefi Muharremi,Nënkryetarit Fatmir Matoshi, zyrtarëve komunal e të Ministrisë së Infrastrukturës dhe qytetarëve të kësaj zone kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Muqiverc – Kranidell.

Ministri Zharku e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për Kamenicën dhe është zotuar se ai do të përfundojë sipas planit dinamik.

Uji Dea

Kryetari Begzad Sinani ka thënë se është I kënaqur me realizimin e kërkesës së Komunës së Kamenicës nga ana e ministrisë, dhe e ka falënderuar Ministrin Zharku për bashkëpunimin e sinqertë.

“Kjo rrugë ka një rëndësi të posaçme për Kamenicën, do të ndikojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pemëtarisë dhe blegtorisë dhe poashtu do të lehtësojë në masë të madhe jetesën e banorëve të këtyre anëve” tha kryetari Sinani,
Rruga 12 kilometra e gjatë do të kushtojë 1 milion e pesëdhjetëmijë euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.