FITORJA

Përurohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, ka vazhduar me realizimin e projekteve të sigurimit të ujit të pijshëm në këtë komunë. Me këtë rast sot është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë, projekt ky i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI-në dhe Kompaninë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan. Përndryshe ky projekt bashkë financohet nga komuna e Vitisë me qeverinë Zvicerane dhe atë të Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në përurimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë , ku edhe u prit nga banorët e këtij lokaliteti.

Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë në mënyrë intensive me partnerët e saj po punon në sigurimin e ujit të pijshëm. “Komuna e Vitisë është e përkushtuar të ju siguroj qasje në ujë të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj komune. Pas përurimit të rrjeteve të ujësjellësit në disa fshatrave tani po bëjmë përurimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe funksionalizimet e 11 rrjeteve të ujësjellësit në lokalitet e komunës së Vitisë”, u shpreh Haliti.

Kurse Astrit Vokshi nga Dorsch/ CDI tha se pas finalizimit të projekteve të ujësjellësit ato do të merren në menaxhim të Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan.

Hidromorava

E, Burim Emini, kryetar i fshatit Zhiti, pos që falënderoj komunën dhe partnerët e saj për funksionalizimin në këtij rrjeti ju bëri thirrje banorëve që të bëjnë kyçjet individuale në rrjet.

Pas përurimit të këtij rrjeti ata kanë vizituar edhe rezervuarin e ujit që gjendet në pjesën e sipërme të fshatit Zhiti.

Përndryshe ky projekt është në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI-në dhe Kompaninë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan dhe që bashkë financohet nga komuna e Vitisë me qeverinë Zvicerane dhe atë të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.