Fundamenti

Përurohet objekti i ri i Administratës Komunale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Për nderë të çlirimit të Kamenicës është inauguruar objekti i ri i Administratës Komunale në Kamenicë.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani në këtë ceremoni ka ftuar drejtorët komunal,shërbyesit civil, përfaqësues të Institucioneve tjera Komunale dhe qytetarë ai shprehu bindjen se objekti i ri me standarde evropiane do të ndikojë drejtpërdrejtë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.”Falënderoj të gjithë drejtorët, secilin shërbyes civil për kryerjen e shërbimeve efikase ndaj qytetarëve dhe përfundimin e të gjitha procedurave që ka pas obligim Komuna në përfundimin e këtij objekti. Që nga mbledhja e parë e bordit të drejtorëve të datës 27.02.2014 kemi caktuar si prioritet që duhet të përfundohet ky projekt dhe sot po e përurojmë këtë investim kapital për qytetarët dhe punëtorët e Administratës Komunale” tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Nga ana tjetër drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi ka falënderuar kryetarin e Komunës Begzad Sinani dhe Komisionin Europian për përfundimin e këtij projekti që punëtorëve të Administratës Komunale do t’ju krijojë kushte më të mira në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve tha drejtori Maliqi.

Uji Dea

Shefi i Administratës Komunale në fjalën e tij tha se përkushtimi dhe përgjegjësia në punën tonë po sjell rezultate në të gjithë sektorët e Administratës qoftë në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve po ashtu edhe në realizim të projekteve kapitale, së bashku me drejtorin e Administratës Valon Maliqi, drejtorët e drejtorive Komunale, kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës Begzad Sinani, Përfaqësuesit e Komisionit Europian në Kosovë, Punëkryesit dhe sot po e përurojmë së bashku ta gëzojmë të gjithë tha Faton Biqkaj shef i Administratës Komunale në Kamenicë.

Ky investim është financuar nga Zyra e Komisionit Europian në Kosovë në kuadër të ndërtimit të objekteve të infrastrukturës në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.