UBT

Përurohet busti i ish-presidentit, Ibrahim Rugova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë sot përurimin e bustit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Kjo simbolikë e madhe e rikthimit të pamjes së presidentit historik dhe themeluesit Republikës sot në Gjilan, është vetëm respekt i vogël për punën e madhe që ka bërë ky lider që realizoi ëndrrat tona dhe shkaktoi edhe procese tjera jo vetëm në Republikën tonë”.

Mobi Casa

“Po tregohet qartë se sa është e madhe zbrazëtira nga mungesa e tij fizike, në politikbërje edhe në vendin tonë, se sa është e madhe mungesa e tij në shtetndërtimin e Republikës sonë, në përfaqësimin e Republikës tonë te miqtë kudo në botë dhe se sa është formati i tij politik i madh që nuk mund të mbulohet nga askush tjetër”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së zbulimit të bustit.

Në këtë ngjarje kanë folur edhe veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi, të cilët kanë deklaruar se ndihen të privilegjuar që janë pjesë e inaugurimit zyrtar të bustit të presidentit Rugova./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.