ARKATANA

Përurohen tri projekte në Kamenicë

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Të enjten u përuruan tri projekte në qytetin e Kamenicës, si Rekonstruktimi i parkut të qytetit, xhamisë së qytetit “Haxhi Gani Sermaxhaj” dhe oborrit të KOS Shën Nikolla në kuadër të bashkëpunimit në mes të komunës së Kamenicës me UNDP-në.

Prerjen e shiritit në inaugurimin e këtyre projekteve e bënë kryetari i komunës z.Begzad Sinani, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, Përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë z.Andreë Russell, kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë Bejtullah Hashani dhe kryetari i Bashkësisë ortodokse Dragisa Jeremic.

Në fjalën e tij kryetari i komunës falënderoj Komisionin Europian për investimet e bëra në komunën e Kamenicës si: Ndërtimin e shkollës në Roganë, Renovimin e shkollave në Hogosht, Koretin dhe në shkollën e komunitetit serb në Kamenicë, për përfundimin e objektit te komunës dhe po ashtu UNDP-në për realizimin e projekteve të parkut të qytetit, xhamisë Gani Sermaxhaj dhe oborrin e kishës Shën Nikolla në Kamenicë ai tha se këto projekte janë meritë e qytetarëve të Kamenicës, në komunën tonë çështja e integrimit të komuniteteve është standard i përmbushur, për ne mbetet sfidë zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë që qytetarët tanë mos ta mendojnë sit ë vetmen zgjidhje migrimin në vendet e BE-së”.

Shefja e zyrës së BE-së znj.Apostolova tha se ju përgëzoj për komunikimin, tolerancën dhe bashkëpunimin në mes të qytetarëve në Kamenicë, ky park dhe realizimi i këtyre projekteve do t`ju mundësojnë që te keni një komunikim edhe më të mire, ju duhet të fokusoheni në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillim ekonomik dhe ne do të ju mbështesim edhe në të ardhmen në projektet e juaja.

Përfaqësuesi i UNDP-së z.Andreë Russell në fjalën e tij në mes të tjerash tha se ju falënderoj për bashkëpunimin e komunës në realizmin e projekteve që ne sot po përurojmë në të mirë të qytetarëve të komunës suaj.

Mobi Casa

Ai po ashtu tha se pajtohem me fjalën e kryetarit Sinani i cili tha se edhe në Kosovë mund të jetohet, punohet dhe të prosperohet, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me komunën tuaj”.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë Bejtullah Hashani falënderoj udhëheqjen komunale për bashkëpunimin, UNDP – në dhe Bashkimin Europian në fjalën e tij tha:”Objektet e kultit të fesë islame nuk kanë qenë kurrë qendra obskurantizmi apo fundamentalizmi. Xhamitë, teqetë, mejtepet, ashtu si dhe kishat, kanë qenë e mbeten jo vetëm qendra fetare por edhe qendra të mëdha kulturore e historike të vendit tonë. Misioni i njeriut është ta njohë Zotin e gjithësisë dhe ta adhurojë Atë ashtu sikur e meriton. I lutem Zotit që ky park t’iu shërbejë qytetarëve të Kamenicës, të jetë një burim dashurie dhe afrimi mes fëmijëve gjatë kohës së argëtimit dhe lojërave të tjera. Uroj që këto investime në këtë park të rrezatojnë qetësi shpirtërore për banorët e qytetit dhe të përcjellë dashuri në zemrat e tyre .Në këtë moment dua të tregoj që toleranca, harmonia dhe dialogu mes komuniteteve fetare dhe roli i Prijësve fetar në këtë aspekt është për t’u marrë shembull dhe nga politika. “Një harmoni dhe vlerë të tillë duhet ta ruajmë edhe në vazhdim”, Komunitetet fetare çdo herë kanë qenë dhe do të jenë përherë promotori më i rëndësishëm i ruajtjes së këtyre vlerave.”Toleranca dhe harmonia ndërmjet besimeve përbën një model dhe vlerë të jashtëzakonshme, përcjellja e së cilës mbetet misioni ynë i përbashkët”.

Për fund falënderoj donatorët për këto investime kapitale që do të na shërbejnë neve si qytetarë të këtij vendi në këtë qytet. Shpresoj që këto projekte të jenë vetëm pikënisja e kësaj ure që lidhë dy komunitetet fetare dhe shpresoj se projektet për zbatimin e shumë projekteve të tjera infrastrukturore do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zot dhuroje paqe dashuri sinqeritet e shëndet njerëzve që dhuruan pasurinë e tyre për ta bërë vendin tonë me infrastrukturë më të bukur.

Dragica Jeremic nga Këshilli i bashkësisë ortodokse serbe tha se këto projekte janë të mirëseardhura për komunitetin tonë dhe janë në shërbim të të gjitha komuniteteve dhe konfeksioneve fetare të cilët jetojnë në komunën e Kamenicës me këtë rast dua të falënderoj komunën e Kamenicës dhe donatorët UNDP-në , BE-në, ne duhet të thellojmë bashkëpunimin në komunën tonë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.