United Hospital

Përurimi i rrugës Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë shoqërohet me kritika nga qytetarët ndaj Kadri Rahimajt

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Përurimi i rrugës Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Dimal Basha, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku krahas urimeve për investimin, qytetarë të shumtë kanë shprehur edhe kritika për gjendjen e infrastrukturës në pjesë të tjera të komunës.

Rahimaj njoftoi se bëhet fjalë për një projekt me gjatësi rreth 10 kilometra dhe vlerë afro 3 milionë euro, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për banorët e zonës dhe për zhvillimin ekonomik e turistik të Kamenicës.

Megjithatë, në komentet e publikuara poshtë njoftimit të tij, disa qytetarë ngritën shqetësime lidhur me prioritetet e investimeve.

Shaip Surdulli shkroi se asfaltimi i rrugës ishte i mirëpritur, por shprehu keqardhje që përurimi, sipas tij, u zhvillua pa praninë e banorëve, duke theksuar se në ato fshatra kanë mbetur shumë pak banorë.”Urime për asfaltimin e kësaj rruge, e cila është pritur prej shumë vitesh. Megjithatë, me keqardhje pamë se përurimi u bë pa praninë e banorëve. Shpresojmë që ky investim të ketë ndikim pozitiv për banorët e paktë që kanë mbetur, por edhe për ish-banorët e këtyre fshatrave të Komunës së Kamenicës.” shkroi Surdulli.

Ndërkaq, Egzon K. Kqiku kritikoi mungesën e mirëmbajtjes së rrugës që, sipas tij, lidh zonën turistike të malësisë së Gollakut, duke thënë se investitorët janë lënë ta mirëmbajnë vetë infrastrukturën.

Mobi Casa

Edhe Xiki Rapuca vuri në pikëpyetje financimin e projektit, duke pretenduar se rruga është realizuar me fonde të huaja dhe jo nga Qeveria e Kosovës. Ai kërkoi që Komuna të investojë edhe në asfaltimin e lagjeve të tjera dhe të ndërmarrë masa për rregullimin e infrastrukturës në zonat që, sipas tij, vazhdojnë të mbeten të anashkaluara.

Qytetari Arber Demolli ngriti shqetësimin për një urë në fshatin Hajnovc, duke thënë se ajo që lidh rrugën Kamenicë–Prishtinë nuk është rregulluar prej pesë vitesh.

Ndërsa Flamur Kastrati kritikoi investimin në këtë rrugë, duke argumentuar se në Desivojcë kanë mbetur shumë pak banorë dhe se investimet duhet të orientohen edhe në zona të tjera me nevoja më të mëdha.

Komentet pasqyrojnë se, përkundër vlerësimit për ndërtimin e rrugës, një pjesë e qytetarëve kërkojnë shpërndarje më të balancuar të investimeve infrastrukturore në të gjithë territorin e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.