Personalitete të rëndësishme përkrahin OJQ “Psikoterapeutet në veprim”
Gjilan – OJQ “Psikoterapeutet në Veprim” të mërkurën në Gjilan mbajti tryezë të rrumbullakët me temën “Identifikimi i rasteve të dhunës të kryera gjatë luftës në komunën e Gjilanit”.
Në këtë tryezë morën pjesë Znj. Atifete Jahjaga, Igballe Rogova, Valentina Bunjaku Rexhepi, Elmina Mahmuti, derisa në këtë tryezë dhe debat kanë marrë pjesë 65 gra.
Sipas konkludimit dhe vlerësimit të donatorit dhe mbikëqyrësit të këtij projekti u vlerësua jashtëzakonisht i suksesshëm.
Sevdije Haziri Musliu koordinatore tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për Anamoravën sepse për herë të parë identifikon rastet e dhunës të kryera gjatë luftës në Kosovë. “Ne do të përpiqemi që projektin ta realizojmë me shumë sukses sepse ky është zotim yni dhe i përbashkët i donatorëve” tha Musliu.
Musliu tha se vet fakti se në këtë projekt gërshetohen shumë faktor e personalitete tregon për seriozitetin e tij dhe për përkushtimin tonë si OJQ për ta përmbyllur me sukses këtë projekt./rajonipress/





