Person i zhdukur në Viti, policia nis hetimet për gjetjen e tij
Viti – Një person është raportuar i zhdukur në komunën e Vitisë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të përcaktuar vendndodhjen e tij.
Rasti është raportuar më 29 gusht 2026, rreth orës 21:00, në Viti, pasi një ankues mashkull kosovar ka njoftuar autoritetet se një familjar i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer, ndërsa vendndodhja e tij aktuale mbetet e panjohur.
Sipas njoftimit policor, rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personit të zhdukur apo rrethanat konkrete të largimit të tij./rajonipress/


