Përsëri gaz lotsjellës

Përsëri opozita ka lëshuar gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe seanca është ndërprerë.
Në momentin kur deputetja e LDK-së, Alma Lama ishte duke e mbajtur një fjalim, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës.
Ende nuk është konfirmuar, mirëpo dyshohet që gazi është gjuajtur nga anëtari i grupit Vetëvendosje Salih Salihu duke u ndihmuar nga Besa Baftiu. /ZËRI/