Mobi Casa

Përse, është koha e reciprocitetit?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nuhi Nuhiu – Duke parë reagimet, pro mbajtjes së tarifës, dhe kundër reciprociteti, duhet parë edhe dobinë e njërës dhe tjetrës! Tarifa 100%për mallrat serbe, ishte një hap i qëlluar dhe i duhur ndaj agresionit serb në diplomaci! Ky ishte një moment, kur diplomacia e shtetit të Kosovës ishte në disavantazh! Ku ishte kjo ngecje, dhe avantazh e ekip serb?

Kjo, ishte nga vetë ekipet “teknike”të bisedimeve të cilët i mbanin, marrëveshjet në sirtar, ishin marrëveshje sekrete! Kurrë, qytetarët nuk u njoftuan me këto marrëveshja, sa edhe sot nuk dihet numri i sakte! Disa thonë 30 marrëveshje e Vuqiç thotë 48!

Ndërsa, përmbajtjen e atyre marrëveshjes as që dihen , por si formula e prodhimit të Coca Coles! Fillimi i tarifës, pas 10 viteve shtet, na bëri krenar si shtet, si popull! Kjo masë , kishte efektin e vet, vetëm derisa u gjetën rrugët alternative nga tyxharët shqiptar e serb! Por kur filluan, të hyn mallra në mënyrë ilegale, nga Maqedonia e Veriut, me ndërrimin origjinës, apo prejardhjen e mallit! Njashtu vepruan tyxharët malazez e grek, por edhe atyre rus iu duel punë! Koha, ideale për të bashkëpunuar me partnerët amerikan, ishte pas tre muajve të largohet tarifa, dhe të zëvendësohet me reciprocitet! Topi mbeti në fushën tonë, e serbët kushtëzimin për bisedime e bënin kinse për tarifë! Kjo, te politikanët në Kosovë,shihej një e arritur e madhe, populli e priti shumë mirë këtë masë!

Mobi Casa

Por malli serb, fillojë të futej në tregun tonë e mënyrë ilegale! Serbia, dëshironte të mbetej kjo tarifë, dhe vajtonte se shumë po humb, me miliona ditore! Çka tani, reciprociteti duhet të jetë masë tjetër, tarifa hynë në reciprocitet! Por, përveç kësaj tani është çështja tjetër, veprimi edhe me i vështirë për një shtet, çdo gjë sipas parimit “dhemb për dhemb”! Tani njohja e shteti, malli me dokumente të destinacionit, Republika e Kosovës, origjina e mallit, Republika e Kosovës!

Targat e Republikës së Kosovës nëpër serbi,duhet pranuar diplomat e Republikës së Kosovës! Automjet, sigurimi i tyre, dhe gjitha dokumente me vulën e Republikës së Kosovës! Reciprociteti ka më shumë përmbajtje të shtetësisë së Republikës së Kosovës, se sa tarifa! Tarifa ishte për mallra, por jo për shtetësi e Republikës së Kosovës! Prandaj, duhet analizuar mirë e kjarte, cilat të mira sjelli tarifa pas tre muajve , e çfarë të mira sjell reciprociteti! Kjo masë e marrë, nga qeveria e Republikës së Kosovës, është legjitime dhe nuk është e njëanshme! Këto masa, i marrin edhe shtete që më shekuj janë shtetet demokratike! Prandaj, është koha të bëjmë edhe hapin e dytë në veprime kundër shtetit serb, mos te mbesim në shkallën e parë! Fleksibiliteti, për çështje shtetërore duhet perfeksionuar!

Çdo veprim në politikë, duhet pasur përveç planit A edhe B e C, por jo, të të udhëhequrit politike statike! Më eufori dhe pa strategji, nuk mund të udhëhiqet një familje, e mos te flasim për një shtet! Kujdes në hapat e mëtejshëm! /rajonipress/