Fundamenti

Përqindja e tatimit në pronë kriter për investime

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Banorët e Kabashit duke përcaktuar prioritet e investimeve në të ardhmen kërkuan që të rregullohen rrugët bujqësore,të lagjeve por edhe të vendoset rrethoja e shkollës së fshatit pasi sipas tyre rrethoja e tanishme nuk është funksionale.

Udhëheqja komunale e Vitisë nuk e ka pasur problem që debatin me banorët e kabashit ta mbajë në xhamin e fshatit dhe ballë për ballë të dëgjojnë hallet dhe preokupimet e tyre.

Abdyl Bajrami në një takim të hapur me banorët e Kabashit tha se po diskutojmë bashkërisht me sa më shumë banorë lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2013-2015 meqë nga këto debate mund ti marrim prioritet e banorëve të fshatit tuaj për investimet kapitale në të ardhmen.

Islam Jashari Drejtor i Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit paraqiti ekzekutimin e buxhetit për 6 mujorin e parë duke theksuar se buxhetit i Komunës së Vitisë për vitin 2012 është 8.065.000.00€ ku prej tyre mbi 5 milion janë për paga ndërsa për investimet kapitale janë të ndara 1.076.000.00€.

Jashari tha se për vitin 2013 buxheti për investime kapitale do të shënoj rritje për 215mijë euro. Duke folur për projektet të fituara nga donatorët ai përmendi projektin për ndërrimin e dyerve dhe dritartëve të shkollës së këtij fshati ku vlera e saj është prej 50 mijë euro.

ARKATANA

Jashari tha se kanalizimi në fshatin Kabash do të filloj se shpejti. Ndërsa theksoi se për vitin 2013 është paraparë projekti i asfaltimit të rrugës Kabash-Varrezat e dëshmorëve .

Ndërsa Banorët e këtij fshati kërkuan që Komuna të marrë parasysh pagesën e tatimit në pronë si kriter kryesor për investime kapitale. Ndërkaq Drejtori Jashari sqaroi se Komuna e Vitisë ka vendosur gjatë këtij viti përmes një dokumenti ku përqindja e tatimit në pronë të merret si kriter kryesor për përcaktimin e investimet kapitale me qëllim që parat e tatim paguesve të ju kthehen qytetarëve përmes investimeve kapitale.

Banorët e Kabashit duke përcaktuar prioritet e investimeve në të ardhmen kërkuan që të rregullohen rrugët bujqësore,të lagjeve por edhe të vendoset rrethoja e shkollës së fshatit pasi sipas tyre rrethoja e tanishme nuk është funksionale.

Ndonëse banorët e pranojnë se janë bërë disa investime në këtë fshat ata prapë theksojnë se nevojat janë akoma më të mëdha. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.