ARKATANA

Përplasjet çojnë në ndarje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tetë dhjetori i këtij viti ka nxjerrë në sipërfaqe përplasjen më të thellë brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, ndonëse mospajtimet e brendshme për disa muaj ishin heshtur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Publikimi i disa mesazheve të realizuara në aplikacionin “Viber” mes deputetëve bënë që përfaqësuesit e LVV-së të ndahen në dy taborë brenda partisë: grupi i ish-liderit të LVV-së Albin Kurti dhe i ashtuquajturi i ish-sekretarit organizativ Dardan Molliqaj.

Në grupin e parë janë pozicionuar deputetët si: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, si dhe grupi i aktivistëve në Shqipëri. Ndërkohë në grupin e dytë pretendohet të bëjnë pjesë deputetët: Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, si dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, shkruan tutje “Zëri”.

Përplasjet mes “Vetëvendosjes” nuk mbaruan vetëm me publikimin e mesazheve ku deputetja Aida Dërguti shihej ta ketë ofenduar ish-liderin Albin Kurti.

Mobi Casa

LEXO EDHE: Përçarja e opozitës, komoditet i Qeverisë

Përkundrazi ato vazhduan edhe pas dorëheqjes së Dërgutit nga anëtarësia e LVV-së dhe nga Dega në Vushtrri.

Madje përplasjet dhe dallimet vazhduan të shpërfaqen edhe pas deklaratave të liderit Visar Ymeri karshi kësaj situate.

Përderisa deputetët si Pacolli, Aliu e Haxhiu drejtuan kritika të ashpra drejt tij, aktivistë të kësaj partie kërkuan dorëheqjen e Ymerit nga pozita e kryetarit.