KKVITI

Përplasen për “SharrCemin”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane janë përçarë për shkak të qëndrimeve të kryetarit të OEK-ut, Safer Gërxhaliu, karshi kompanisë “SharrCem” dhe një deklarate të tij për shtimin e odave ekonomike.

OEAK-ja ka kërkuar nga Këshilli Drejtues i OEK-ut që të përdorë autoritetin e tij për ta disiplinuar kreun e këtij institucioni, Safet Gërxhaliu. Ky i fundit letrën e OEAK-së e cilëson “joprofesionale dhe primitive”, shkruan Koha.

Eco Higjiena

“Më këtë synim strategjik në mendje, ne ju bëjmë thirrje që të ushtroni autoritetin tuaj për t’u siguruar se këso lloj deklaratash dhe veprimesh nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe se do të përqendrojmë energjinë tonë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për të krijuar një zë koherent dhe të fuqishëm të komunitetit të biznesit në Kosovë”, thuhet në fund të letrës së nënshkruar nga Erolld Belegu, president i Bordit të Drejtorëve të OEAK. /ndeksonline/