Përplasen dy makina, një i vdekur në Tiranë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotme. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Tiranës, në Qafë Kashar, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve dyshohet se ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.
Mësohet se makina BMW me targa AA554 JM është përplasur me një Jaguar me targa AA099LG. Identiteti i personave të përfshirë në aksident nuk janë bërë të ditur, raporton Shekulli.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryhen hetime lidhur me shkaqet e aksidentit.