Përparon Shqipëria, ngjitet në vendin e 45-të

Kombëtarja shqiptare është ngjitur në vendin e 45-të në ranglistën e FIFA-së për muajin shtator. Ekipi kuqezi ka përparuar për 25-të vende pas fitores historike ndaj Portugalisë.
Pas fitores ndaj Portugalisë në Aveiro, Kombëtarja shqiptare është ngjitur për 25 pozita në ranglistën e FIFA-së për muajin shtator.
Kështu kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 45 duke fituar plot 25 pozicione krahasuar me një muaj më parë.
Kurse, sa i përket 10-shes më të mirë vazhdon të kryesojë Gjermania e ndjekur nga Argjentinë, ndërsa Kolumbia e vendit të tretë fiton një vend duke spostuar më poshtë Holandën.
Më pas renditen Belgjika, Brazili, Uruguai, Spanja, Franca, me 10-shen më të mirë që mbyllet nga Zvicra.