Përparim Muja e Uran Ahmeti – nderojnë mini-maratonën “Vrapo për Autizëm 2022”

Në sheshin e kryeqendrës së Kosovës në Prishtinë, është mbajtur Mini-maratona humanitare e gjatë 5 km të edicionit të tretë nën moton “Vrapo për Autizëm 2022”.

Qëllimi i kësaj maratone të gjatë 5 km ka qenë që të gjitha mjetet e përfituara të dedikohen për fëmijët me Autizëm. Nën vapën “afrikane”, dy gjilanasit Përparim Muja e Uran Ahmeti me shumë dashuri vrapuan shtegun 5 km për të dhënë kontributin e tyre të këtyre fëmijëve me nevoja të veçanta.

Përparim Muja i cili është i njohur në vend si humanist i madh, i cili përkrahë çdo projekt për të mirën e qytetarëve, me shumë krenari dhe me respekt të veçantë për fëmijët me Autizëm ka theksuar. “Jam shumë i lumtur që kamë pasur rastin të vrapoj në këtë shteg në kryeqytet për këta fëmijë të cilët duan përkrahjen tonë në shumë mënyra. Ne si shoqëri për çdo ditë nuk duhet harruar këta fëmijë të cilët janë pjesë e shoqërisë sonë dhe familjarëve tone. Unë nga zemra të gjithë fëmijëve të kësaj kategorie ju urojë shëndet dhe cdo të mirë në familjet e tyre.

Ndërsa, Uran Ahmeti në një konkurrencë tejet të madhe arriti të pozicionohet në pozitën e dytë, dhe i cili theksojë se është krenari dhe ndjehet shumë i lumtur që ishte pjesë e kësaj miini maratone.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS