Mobi Casa

Përndjekja e krimeve të luftës, domosdoshmëri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer konsideron se Komunat serbe duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së 19 prillit.

“Unë nuk besoj që termi OJQ i përshtatet këtij asosacioni, por nuk do të ketë as një nivel të tretë të pavarur shtetëror, e as një Republika Srpaska. Ai është një instrument për bashkëpunim të komunave në fushat brenda kompetencave të tyre. Sipas mendimit tim, edhe statuti do të duhej të mbështetej në këtë”, thotë ambasadori gjerman.

Blomeyer ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit për procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet në esencë kanë qenë transparente, të drejta dhe të lira”, ka theksuar ai.

Blomeyer, konsideron se ndërrimi i pothuajse dy të tretave të kryetarëve, është një shenjë për një demokraci të gjallë dhe funksionale.

ARKATANA

Ambasadori gjerman, ka komentuar edhe deklaratat e James Rubin se është koha që krahu i luftës të tërhiqet me kohë nga pushteti, shkruan Kosova sot.

“Që nga lufta kanë kaluar pothuajse pesëmbëdhjetë vjet, pra një gjysmë gjenerate. Sot do të duhej që në diskutim të viheshin të tjera tema, e jo ato që janë diskutuar menjëherë pas luftës. Sipas mendimit tim, meritat, të cilat janë arritur gjatë luftës, apo edhe më herët në ndërkohë nuk do të duhej më të luanin rol vendimtar në zhvillimin e politikës të së nesërmës”, ka thënë Blomeyer.

Ai po ashtu ka vlerësuar se përndjekja e krimeve të luftës është domosdoshmëri e një shteti ligjor.

“Përndjekja e krimeve të luftës, edhe atë pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimës dhe kryesit të veprës, është një domosdoshmëri e një shteti ligjor dhe është po ashtu edhe e domosdoshme për ballafaqimin me të kaluarën, qoftë ajo edhe e dhimbshme”, ka shtuar ambasadori gjerman./Kosova sot/