Hidromorava

Përmes një fotosesioni joshës, Fifi paralajmëron projektin e ri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur, Fifi po vazhdon të jetë aktive me koncerte të shumta gjatë kësaj sezone verore.

Por, krahas kësaj këngëtarja është po ashtu duke punuar për projekte të reja muzikore dhe një të tillë ajo e ka drejt finalizimit.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotosesioni të ri që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Fifi njoftoi se kënga e re pritet të lansohet së shpejti dhe është një bashkëpunim duke mos zbuluar emrin e artistit që ka punuar në këtë duet.

UBT

“365 po vjen, Fifi ft?”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotove ku shihet e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe detaje me rruaza lëshuar sipër, makijazh të theksuar dhe vathë që kombinoheshin me veshjen e saj.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Fifi po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me reperin Gjiko.

Dyshja lansuan këngën “Djegi krejt” në fillim të korrikut dhe deri më tani kanë grumbulluar mbi katër milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.