FITORJA

Përmbyllet turniri “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Mbrëmë në Beguncë u përmbyll Turniri tradicional “2 Korriku”, i cili tashmë është bërë pjesë e pandashme e aktiviteteve kulturore e sportive për nder të kësaj date historike për Kosovën.

Në kuadër të këtij organizimi, krahas ndeshjeve sportive, u mbajt edhe një manifestim kulturor e sportiv, ku morën pjesë qytetarë të shumtë nga Vitia dhe më gjerë, figura të njohura të sportit, kulturës, si dhe përfaqësues institucionalë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mbajti një fjalë rasti, duke e vënë theksin te rëndësia historike e 2 Korrikut të vitit 1990, ditë e cila shënoi fillimin e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Si çdo vit tjetër, edhe sonte Begunca dhe Vitia na kanë mbledhur sërish, në këtë ditë të shënuar kombëtare, për të kujtuar e nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtet formimit të Kosovës – 2 Korrikun e vitit 1990. Sot janë bërë 35 vite nga ajo ditë, por kujtimi dhe mesazhi i saj mbeten po aq të gjalla e aktuale sa në vitin 1990,” theksoi Haliti, duke shtuar se vendosmëria e popullit të Kosovës në atë periudhë mbetet shembull frymëzimi edhe për brezat e rinj.

GRANDEMALL

Në finalen e turnirit, e cila u zhvillua mbrëmë, u përballën skuadra e Aris Pharm dhe ekipi i Kabashit. Pas një ndeshjeje dinamike dhe me rivalitet sportiv, triumfuan futbollistët e Kabashit, të cilët u shpallën fitues të Turnirit të 2 Korrikut për vitin 2025.

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, selektori i përfaqësueses, Muharrem Sahiti, si dhe figura të njohura të sportit e kulturës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.