GRANDEMALL

Përmbyllen takimet për buxhetimin me pjesëmarrje për vitin 2025

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit, ka përfunduar buxhetimin me pjesëmarrje për vitin 2025, “Lagjja jote, vendimi yt”, ku banorët e 7 lokaliteteve dhe grupi i grave dhe vajzave, kanë propozuar e votuar për projektin e përzgjedhur të tyre në vlerën e 50 mijë eurove.

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me zyrën rajonale të OSCE-së në Gjilan, kanë mbajt takimin përmbyllës me grupin punues, shoqërinë civile, këshillat e fshatrave, përfaqësues të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë dhe të rinjtë.

Në takim u diskutua për draft-raportin e konsultimeve publike, rekomandimet dhe konkluzionet nga procesi i buxhetimit.

Kryesuesja e grupit Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë e Administratës në Komunën e Gjilanit, tha se për herën e tretë me radhë, realizuan buxhetimin me pjesëmarrje në katër lagje të qytetit, tri fshatra dhe me gratë dhe vajzat.

“Nga 280 mijë euro sa ishin vitin e kaluar sivjet janë 400 mijë euro për tetë projektet ku për secilin projekt vlera është 50 mijë euro”, tha Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës, theksoi se konsultimet e para publike me qytetarë nisën me 14 maj dhe kanë vazhduar deri më 23 maj, ku qytetarët propozuan projektet për lokalitetet e tyre.

FITORJA

Më pas ka vazhduar faza e dytë me procesin e votimit nga 26 maji deri më 30 maj, ku banorët votuan dhe vendosën për projektin e përzgjedhur të tyre që do të përfshihet në buxhetin e komunës.
Sipas saj si në takimet e para po ashtu edhe në të dytat kishte pjesëmarrje të qytetarëve dhe grave e vajzave.

“Projektet të cilat u votuan nga qytetarët do të realizohen gjatë vitit 2026”, tha Sopi Haziri.
Drejtoresha e Administratës, falënderoi qytetarët të cilët ishin pjesë e dëgjimeve buxhetore.
Gratë dhe vajzat e Komunës së Gjilanit, kanë vendosur që të realizohet projekti-pjerrina për persona me nevoja të veçanta.

Banorët e lagjes Zabeli, vendosën që të realizohet projekti i rregullimit të hapësirës rekreative. Ata të lagjes “Tetë” për projektin e parkut të lagjes.

Ndërsa banorët e lagjes “Tregu i gjelbër”, për projektin e këndit të lojërave për fëmijë. Banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës”, kanë vendosur që të realizohet projekti i parkingut rreth shkollës “Sadulla Brestovci”.

Banorët e fshatit Livoç i Epërm, vendosën që të realizohet projekti i parkut në lagjen e Muhaxherëve. Banorët e fshatit Pogragjë, kanë vendosur që të realizohet projekti i zgjerimit të hapësirave publike për rekreacion. Banorët e fshatit Gumnishtë, kanë vendosur që të realizohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit.

Edhe përfaqësues nga zyra rajonale e OSCE-së në Gjilan dhanë vlerësime pozitive për realizimin e buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2025./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.