HW

Përmbyllen sesionet informuese për rindërtimin e Kadastrit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Burbuqe Leka, ka njoftuar për përmbylljen me sukses të ciklit të sesioneve informuese me banorët e zonave ku pritet të fillojë procesi i rindërtimit të Kadastrit.

Takimi i fundit informues u mbajt në fshatin Petrit, ku u diskutua nga afër rëndësia e këtij projekti si dhe përfitimet që ai sjell për qytetarët. Gjatë këtij procesi, theks i veçantë iu dha qartësimit të pronësisë dhe rritjes së sigurisë juridike për pronat.

ARKATANA

Drejtoresha Leka ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke u angazhuar aktivisht dhe duke bashkëpunuar gjatë gjithë fazave të realizimit të projektit.

Sipas saj, projekti i rindërtimit të Kadastrit është në shërbim të qytetarëve dhe synon të sjellë më shumë rregull, transparencë dhe zhvillim për zonën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.