Përleshje mes disa personave në Gjilan, përdoret edhe sëpata
Gjilan – Një përleshje ku është përdorur edhe sëpata ka ndodhur në Gjilan ku të involvuar janë disa persona. E tërë hallakama ka ndodhur për shkak të mos marrëveshjeve që njëri nga të dyshuarit ka pasur me ish gruan e tij.
Tre të dyshuarit, dy shqiptar dhe një femër janë përfshirë në një rrahje me ç’rast dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Deri te rrahja ka ardhur si pasoje e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme pasi njëri nga të dyshuarit ka qenë i martuar me të dyshuarën e përfshirë në këtë rast dhe tani ata tani janë të ndarë ku edhe dyshohet se problemi ka ndodh si pasojë e kësaj ndarje.
E dyshuara dhe vëllau i saj i dyshuari janë takuar me ish bashkëshortin e saj të dyshuarin shqiptar ku ka filluar përleshja mes tyre dhe në këtë rast është përdorur edhe një sëpatë me të cilën i dyshuari ka tentuar ta godas mirëpo nuk ia ka arritur.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt njoftoj Shaban Azizi nga policia e Gjilanit./rajonipress/


