UBT

Përlepnica i madh e i vogël për “Misionin e Ri”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Para mijërave qytetarë të Përlepnicës të cilët kishin dalur në përkrahje të misionit të ri he kandidatëve për deputet u shpreh Bujar Nevzadi duke përçuar mesazh se“ Jemi sot bashkë në Përlepnicë për të dëshmuar edhe njëherë, ashtu siç kemi dëshmuar edhe në të kaluarën.

Jemi këtu për të dëshmuar mbështetën tonë për kandidatët tanë për deputet të listës së misionit të ri. Fondit të punësimit prej 1.5 miliardë eurove. Për t’i dhënë mbështetje njeriut simbol të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, njeriut që para vetës vë prioritetë zhvillimin e Kosovës dhe ecjen e saj drejt integrimit Europian.

Të gjitha misionet e kryeministrit të tashëm dhe të ardhshëm Hashim Thaçit kanë qenë dhe mbetën misione të Kosovës, dhe tashmë lideri ynë është identitet i zhvillimeve të gjithëmbarshme të vendit tonë për më shumë se 15 vite, prandaj ne jemi përkrah tij, sepse vetëm kështu jemi dhe ndjehemi të sigurtë.

Uji Dea

Do të mbështesim kandidatët tonë të listës me kuadrin e emrave me vlerë në listën e 110 më të mirëve. Ne mbështesim kandidatët e Gjilanit, kandidatët e regjionit tonë, kandidatët më të mirë nga të gjitha listat zgjedhore.

Ne nuk kemi asnjë dilemë se në Përlepnicën e vlerave të larta qytetare dhe demokratike, atdhetare e zhvillimore PDK ka qenë dhe do të jetë fituese. Ne do ta bëjmë fituese misionin e ri sepse vetëm misioni i ri dhe Hashim Thaçi si askush tjetër nuk mund të bartë misionet të cilat Kosova ka nevojë” u tha nga Bujar Nevzadi i cili bëri thirrje që kandidatët për deputet nga Gjilani të votohen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.