RCCOLA

Përlepnica dhe fermani i telallit për “miletin”!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Veton Nevzadi, banorë i Përlepnicës- Shpresoj që ma fal Behxhet Shala që kësaj here po shkruaj si ai me “kopalla” sepse pleqtë e kësaj ane ktynihere kishin pas thanë qysh asht vendi bahet kuveni. Edhe Migjeni, jo ai i Recitalit të Malësorit, por ky që po flet e shkruan në gegnishte mos t’a marrin për t’madhe nëse gjuha dikund m’bahet remiks edhe me tosknisht.

Kohëve të fundit në këto anë na ka dalë një babaxhan&llafazan (prej nga nuk e di) qe ka fillue me na kallxue Kuvendi i Gilanit nji ditë qysh ju paska diftue. E paska nisë nji ferman defektet “miletit” për me ja kallxue qysh aty puna kurrqysh qysh don ai nuk asht tuj shkue.

E ka vetëm një sugjerim për të parin e kuvendit që anëtarët e tij që i ka zgjedhe kjo “nahi” herën tjetër me “kismet” ti njehin me ma shum “marifet”, sepse kjo ving-e-ving disi po duket si pa kuptim për atë që asht në vëzhgim. Edhe mos të bahet Zot i mbledhjes sepse diqysh si kurqysh “haberin” me lanë pa muhabet se kshtu nuk paska shumë lezet.

O burrë i dheut, nuk kanë kohë me të pritë se shpejt kanë me hapë agjensia, me dhanë shfaqjen para “miletit” e me përpjekje ndërmjet veti dojnë me marr me edhe me dhunë pushtetin. Për zgjedhje nuk lodhen fare sepse politikën e kanë për ideale, madje një herë moti u patën betuar që ata kurr nuk janë për t’u votuar. M’duket që këtë tash e kanë harruar!

Mobi Casa

Ishalla motin e përcjellin t’mirat e nuk kemi shumë bubullimia! Apo duhet me pyet Sylë Tahirsylën se ai i pari jep “myzhde”. Se për çudinë e tyre politike n’Gilan verës asht nxehtë e dimrit bahet mjaft ftoft e bjen borë!

Madje edhe dëmet ekologjike kanë fillu me iu ba elegjike. Se pak halle tjera kanë njerëzia dhe reporteri nga Olimpia ka fillu t’a qanë hallin e milingonave që sivjet paskan pas dame nga zjarret, madje ma shumë se n’Francë, Itali e në Spanjë. Krejt kjo sipas standardeve të ndigjuara prej ndonjë seminaristi, e pse jo nga google search-i.

Fermani edhe me një qëllim tjetër ishte nisë me vnu sherrin mes vllaznisë. Ku ashtu? N’Përlepnicë! Paska harru ai i shkretë që këtë punë qe pesqind vjet nuk ka mund me ba as krajl, e as mbret. E për qëllime hyjnore mundet me i shkru në ndonjë fletore për me i mbajtë fshehtë diku sepse nuk i dihet kohës së sotit e prej andrrës së jetës s’hiqet dorë lehtë.

Faik Konica ka pas thanë: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë”, sepse pastaj u përzihen fjalët e s’dimë cka flasin kur përmendin edhe Llashticë e Velekincë, Malishevë e Zhegër, Bresalc, Livoq, Pograxhë, Uglar, Miresh e Cerrnicë…