UBT

Përkushtim dhe rrëfim

/ 6 minuta lexim

Nga Refik Kryeziu – Data e 22 prill 2023, është ditë e veçantë për kombin shqiptar dhe për Dardanën, pasi që në qendër të qytetit zbulohet shtatorja e Dëshmorit të Kombit Isa Sabit Kastratit, në 24 vjetorin e rënies heroike, në “Betejën e Marecit”, pikërisht më 21 prill të vitit 1999.

Dëshmori i Kombit Isa Kastrati është ndër patriotët e rrallë që pa kursyer dhe pa ndërprerë, gjatë tërë jetës së tij, i përkushtoi dhe investoi shumë për çështjen kombëtare. Edhe shumë kronolog e veprimtar që bashkëvepruan me Isen, kanë shkruar për veprimtarinë e Dëshmorit, që kjo tregon se misioni jetik i tij ishte t`i përkushtoj kombit, për çlirimin e vendit me kauzën për Bashkimi Kombëtar.

Frymëzimet për të vepruar për çështjen kombëtare i gjeti te familja, sepse historikisht familja Kastrati, veproi për kauzën e madhe kombëtare, të cilët familjarët e tij dhanë jetën, janë torturuar e burgosur nga pushtuesi serb me shumë vite.

Patrioti Isa Kastrati gjatë jetës së tij shtatë herë ka qenë i burgosur politik, në rrethana të ndjeshme e të rëndësishme historike për kombin. Ishte i burgosur në vitin 1968, 1970, 1975, 1976, 1981, 1984 dhe 1998.

Se Isa kurr nuk është ndal së vepruari, vërteton veprimtaria e tij kombëtare, se posa ka dalë nga burgu, pa pushuar fare, ka vazhduar me aktivitete kombëtare.


Me qëllim të fuqizohet, të rezistoj e të funksionoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në Prishtinë formohet Këshilli Qendror i Emergjencës dhe Këshillat Komunale të Emergjencës, njëherit ishte Logjistika e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Derisa, Isa Kastrati ishte kryetar i Këshillit të Emergjencës për Prishtinën, ndërsa Unë isha anëtar i Këshillit Komunal të Emergjencës për Kamenicë. Gati çdo javë, ditëve, të hënën në KQE, kishim takim me përfaqësuesit e të gjitha Këshillave Komunale të Emergjencës.

Në mesin e gushtit të viti 1988, pas mbarimit të takimit që kishim në KQ të Emergjencës, Isa Kastrati, Ilmi Ramadani dhe një vajzë për mua ishte e panjohur(jam kureshtar të dij për të) patëm takim, ku biseduam për mundësinë e organizimit të kurseve të ndihmës së parë, për përgatitje për luftë në Zonën Operative të Karadakut, ashtu sikurse kishin vepruar edhe në Zonat e tjera Operative të UÇK-së. U zhvillua një takim i frytshëm dhe ramë dakord që atë ditë të i marr 100 libreza anëtarësie sa për fillim, sipas nevojës dhe dinamikës se organizimit, e javëve tjera, në vazhdim sipas aktiviteteve të i marrë edhe disa të tjera. Të nesërmen, kishim takim të rregullt, (të martën) raportova dhe i dorëzova materialin në KKE në Kamenicë, ku anëtarët e këshillit e pritën mirë këtë aktivitet.

Uji Dea

Dinamika e aktiviteteve e veprimeve të këshillave të emergjencës sa vinte e shtohej në tërë Kosovën. Për shkak të veprimeve, me disa shokë, Isa Kastrati burgoset nga armiku, pas një kohe lirohet.

Ishte mesi i gushtit të vitit 1998, nga shokët ndëgjova se Isa ditën e martë është liruar nga burgu, por se shumë është i torturuar dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Si zakonisht, të hënën kisha takimin e radhës në Këshillin Qendror të Emergjencës në Prishtinë, te Qendra Tregtare.

Ishte vapë e madhe. Te selia shkova para orës 12:00. Posa hyra brenda, ende pa filluar takimi aty ishte vetëm një person i cili e lexonte gazetën e ditës, vetëm balli i dukej nga gazeta, të cilin e përshëndeta. Vet Isa më thirri në emër. Kur e ktheva kokën, nga zëri që më erdhi, vrapova tek Ai, u përqafuam fuqishëm me njërin tjetrin. Çka me pa ?. Aq shumë e kishin rrahur, torturuar dhe keqtrajtuar, sa që në fillim nuk e njoha, nuk besoja se është vet Isa. Në fytyrën e tij qëndronin të ajurat e hematomet, pamja e tij kishte ndryshuar. Mbeta i shtangur se çka i kishte ndodhur nga torturat. Çka ti them nga ajo gjendje e tij për shëndetin që kishte. Menjëherë i reagova dhe i thash: Pse bre Isë nuk ke ndejt në shtëpi me pushue ?, U mërzita fortë, më erdh keç me i thon thon se duhesh me u shërue se me shëndet qenkeni jo mirë. E kurseva që mos të e dekurajoj. Pa e zgjatur shumë, Isa menjëherë ma kthej. Refik, tani Prishtina është mbushur me refugjat, ka arritur numri prej 36.000 vetave, nuk po kemi ushqim të bollshëm, janë harxhuar. A mundeni nga rezervat e juaja(Nga Këshilli Komunal i Emergjencës së Kamenicës) me i sjell së paku 10.000 kg miell, vaj, patate, makarona e tj. Po i thash, kemi rezerva, nesër kemi takim me Këshillin Komunal të Emergjencës dhe do e kryejmë këtë kërkesë. Pas pak në ora 12:00 filloi takimi në KQE. Edhe në këtë takim, si çdo herë Isa ishte shumë aktiv edhe pse gjendjen shëndetësore e kishte të rënduar. Me vëmendje të madhe dëgjoja diskutimin e tij. Si sot më kujtohet, më dhimbsej për gjendjen e rëndë shëndetësore që ia kishte.

Të nesërmen në KKE së Kamenicës e diskutuam dhe miratuam kërkesën që një kontingjent i gjërave ushqimore të nisen për në Prishtinë.

Pas aktiviteteve të dendura, shumë të nevojshme, për përkujdesjen e popullatës në furnizimin me gjëra ushqimore e jo ushqimore dhe të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonat ku luftonin e funksionoi.

Në vitin 1998, Isa Kastrati është kyçur në UÇK-së, ku më 21 prill të vitin 1999 bie heroikisht.

Ngritja e shtatores së Isa Kastratit, të financuar nga shteti, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është nder dhe respekt për familjen në veçanti dhe për kombin shqiptar në përgjithësi, është nder e respekt për vet Dëshmorin e Kombit i cili tërë jetën ia përkushtoi çështjes madhore kombëtare. Urime. E gëzoftë populli shqiptar, shtatoren të skalitur në bronz./rajonipress/