Mobi Casa

Përkundër akuzave të opozitës, Ivanoviq nuk e ndal aktivitetin në teren

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ndonëse është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje se po e keqpërdor pozitën zyrtare kreu i Artanës, ky i fundit ka vazhduar aktivitetin e tij në teren duke vizituar familjet skamnore.

Kryetari i komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq ka vizituar familjen e rrezikuar sociale Saviq e cila jeton në kushte shumë të rënda, pa një rrugë kaluese deri te shtëpia.

Një ndër projektet prioritare këtë vit është edhe rregullimi i rrugës deri te familja Saviq e cila deri tani nuk kishte një rrugë kaluese nga shtëpia e deri te rruga kryesore e fshatit.

UBT

Komuna e Novobërdës disa herë ka ndihmuar familjen Saviq, ku një ndër donacionet më të mëdha ishte edhe ndërtimi i shtëpisë.

“Do të mundohemi që Saviqëve në një kohë sa më të shkurtër të ju ndërtojmë një rrugë deri te shtëpia e cila do t’i mundësonte një kalim sa më të lehtë. Komuna e Novobërdës ka një numër të fshatrave të përbëra ng lagjet ku infrastruktura rrugore është shumë e vështirë, ku edhe në mandatin e kaluar jam munduar që të ju rregullojmë rrugicat nëpër lagje, ku do të më mbetet edhe si qëllim kryesor edhe në periudhën e ardhshme” ka thënë Ivanoviq.

Ndryshe Ivanoviq është akuzuar nga LVV edhe për ndihmat e dhëna për familjet sociale dhe shumë keqpërdorime tjera, por Prokuroria e Gjilanit ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap rreth pretendimeve të LVV./rajonipress/