GRANDEMALL

Përkujtohet shpirti revolucionar i Njazi Kadriut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së themeluesit të shoqatës”Vatra” dhe ish të burgosurit politik nga Kosova Lindore Njazi Kadriut, të premten në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së të Burgosurve Politik, dhe shoqata “Vatra”dega në Gjilan u mbajt Akademi Përkujtimore.

Në Akademi morën pjesë shumë qytetarë, ish luftëtarë të luftërave çlirimtare, shokë të Njaziut, ish të përndjekur politik, veprimtarë, deputet të Republikës së Kosovës, përfaqësues të organeve komunale të Gjilanit, Preshevës e Bujanocit e shumë miq e dashamirë.

Pas intonimit të Himnit Kombëtar, për jetën ë tij , jetën në burg dhe veprimtarinë atdhetare e shpirtin revolucionar foli bashkëveprimtari i tij Abdyl Bajrami.
Më pas, Gani Krasniqi ish i burgosur politik nga komuna e Malishevës , shpalosi kujtime për Njaziun. Gjithashtu Avni Veliu bashkëveprimtar dhe anëtar i kryesisë së “Vatrës” foli për aktivitetin e Njaziut në shoqatën “Vatra”.

UBT

Një fjalë rasti të shkurtër e paraqiti edhe kryetari i Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega ne Gjilan Ahmet Daku.

Kushtrim Kadriu përshëndeti të pranishmit në emër të familjes.

Në fund Arsim Halili i frymëzuar nga veprimtaria atdhetare e Njazi Kadriut, lexoi në poezi të cilën ia kishte kushtuar atij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.