Eko Higjiena

Përkujtohet Rahim Beqiri ”Roki”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Sivjet ishte përvjetori i 16 kushtuar komandant Rahim Beqiri – Roki. Pos fshatarëve të fshatit Kopernicë, merrnin pjesë edhe veteran të tri luftërave të UÇK-së nga gjitha trojet shqiptare, anëtarë të familjeve të dëshmorëve, ish ushtar të komandantit, dhe të tjerë që kishin ardhur për ta nderuar figurën e Komandant “Roki-t”.

“Roki” ra dëshmor për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, prandaj tetovarët gjithherë e kanë nderuar dhe respektuar figurën e komandantit të tyre.

Për figurën e këtij luftëtari folën: bashkëfshatari i tij, Ali Hoxha, kryetari i komunës Begzad Sinani, dhe ish Komandanti i Zonës së Karadakut Ahmet Isufi. Të gjithë diskutuesit e çmuan lartë angazhimin, trimërinë, guximin, heroizmin, patriotizmin dhe sakrificën e Komandant” Roki-t”.

United Hospital

Rahim Beqiri, ishte i plagosur rëndë në Drenovec të Tetovës, dhe në rrethana lufte transferohet në spital të Prishtinës, me gjithë angazhimin e stafit mjekësor nuk arriti të mbijetonte pasi që plagët e marra ishin të rënda.

Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e Dëshmorëve në Dardanë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.