GRANDEMALL

Përkujtohet poeti Rexhep Elmazi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e 34 vjetorit të vdekjes tragjike (vrasjes) së poetit Rexhep Elmazi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, ka organizuar Homazhin poetik kushtuar këtij poeti të njohur.

Për jetën dhe veprimtarinë e Rexhep Elmazit kanë folur dr.Faik Shkodra,Mehmetali Rexhepi, derisa në kujtim të poetit janë recituar poezi.
Faik Shkodra tha se Rexhep Elmazi ishte poet i poezisë dhe i mendimit meditativ. S`i i tillë ky poet kishte talentin,guximin duke qëndruar e mos u dorëzuar asnjëherë para të gjitha sfidave e furtunave.

Fundamenti

Mehmetali Rexhepi tha se Rexhep Elmazi ishte kalibër i një poeti model edhe për poetët e tjerë. Ishte i burgosur,disident dhe mbi të gjitha poet e mendimtarë i madh. “Për shkak të krijimtarisë së tij patriotike dhe atdhedashëse Rexhep Elmazin pushteti lëre që nuk e deshi fare ,por deshi ta zhbëjë”.Sipas Rexhepit djegia e dorëshkrimeve është një humbje e madhe për krijimtarinë shqiptare.

Në homazhin poetik kushtuar Rexhep Elmazit folën edhe Sabit Rrustemi,Albin Idrizi, Nexhat Rexha,derisa kanë recituar poezi nga autori Faton Mehmeti,Linditë Ramushi dhe Tahir Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.