RCCOLA

Përkujtohet Kurtesh Agushi, njeriu që qëndroi stoik e me nder

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Gjilan ka përkujtuar 103 vjetorin e lindjes së veprimtarit Kurtesh Agushi dhe ka shënuar 70 vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit. Vehap Shita dhe Fehmi Rexhepi thanë se Kurtesh Agushi është njëri nga figurat më të spikatura kombëtare të rrethit të Anamoravës e më gjerë.

Kurtesh Sylejman Agushi veprimtar i dalluar dhe i madh i LANÇ të Kosovës është përkujtuar të mërkurën me rastin e 103 vjetorit të lindjes në Gjilan.

Organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Gjilan të mërkurën në Gjilan është folur për jetën dhe veprën e Kurtesh Agushit. Vehap Shita dhe Fehmi Rexhepi kanë folur për tërë veprimtarinë e këtij patrioti e atdhetari të madh të rajonit të Anamoravës e më gjerë, raporton rajonipress.

Ramiz Bllaca kryetar i LANÇ në Gjilan tha se Kurtesh Agushi ishte krah i luftës për çlirim, pavarësi e vetëvendosje dhe një njeri që tërë jetën punoj e veprojë për shtetësinë e Kosovës.

Kurse Vehap Shita kryetar i SHVLNAÇK-së tha se Kurtesh Agushi është njëri nga gjeneratat e vjetra që ka dhënë Gjilani e Anamorava.”Kurteshin e kam njohur personalisht gjatë qëndrimit në kampin nazist në Prishtinë. Burgu aty ishte shumë i rëndë, por Kurteshi ishte i pa thyeshëm, i vendosur dhe shumë solidar me njerëzit. Kurteshi përkundër këtyre presioneve qëndroj stoik e me nder” tha Shita.

Uji Dea

Vehap Shita tutje tha se Kurtesh Agushi ishte i ndjekur qysh si nxënës, derisa edhe si studentë ishte i ndjekur, meqë kishte nënshkruar deklaratën si studentë kundër kolonizimit të tokave të Kosovës. “Trualli i Gjilanit dhe Anamoravës duhet të jetë krenar për këtë emër të madh që i ka dhënë kombit” tha Shita.

Kurse historiani Fehmi Rexhepi ka folur gjerë e gjatë për tërë jetën e Kurtesh Agushit.

Rexhepi tha se Kurtesh Agushi është personalitet i tri figurave historike. “Kurteshi luftoj për të drejtat nacionale dhe për këto të drejt u angazhua edhe si nxënës edhe si studentë , qoftë në Vrajë e Leskoc apo Beograd. Ishte i arsimuar, i, edukuar dhe i motivuar kombëtarisht” tha Rexhepi.

Në këtë tubim përkujtimor është promovuar edhe libri “Krah i luftës për çlirim, pavarësi e vetëvendosje e shtetit të Kosovës në vitet 1990 – 2012”. /rajonipress/