UBT

Përkujtohet komandant Roku

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Në fshatin Kopërnicë , në vendlindjen e dëshmorit Rahim Beqirit u shënua dita e rënies së dëshmorit,i cili ishte pjesëmarrës në tri luftëra çlirimtare.

Kryetari Surdulli me bashkëpunëtorë ,si dhe delegacioni nga viset shqiptare të Maqedonisë ,dhe të pranishmit tjerë i bënë homazhe dhe vunë buqeta me lule te lapidari i dëshmorit në Kopernicë,si dhe te varri i tij në Kamenicë.

Surdulli duke përshkruar personalitetin e komandant Roku-t ndër të tjera tha se shprehim mirënjohje të veçantë për punën, veprën dhe luftën heroike që ka bërë deri në flijim, për çlirimin e Kosovës, sepse ai ka luftuar përtej kufijve të Kosovës, në Kosovën Lindore ,në Maqedoni ku edhe është vrarë.

Hidromorava

“Ne si komunë e çmojmë lartë veprën e komandant Rok-ut , heroizmin e treguar, për idealin që e ka pasur,dhe nuk do ta harrojmë veprimtarin e tij, por së bashku do ta përkujtojmë përgjithmonë’ ka thënë Surdulli.

Në emër të bashkëluftëtarëve nga Maqedonia ka folur Fazli Veliu i cili tha se ‘Rahim Beqiri është radhitur në mesin e luftëtarëve dhe dëshmorëve të atdheut që janë të dekoruar nga ish Kryetari i Shqipërisë Bamir Topi.

Duke ju drejtuar familjes së dëshmorit pos tjerash Fazliu tha : ‘Jeni të radhitur në mesin e familjeve që sot e ngritën zërin e atdheut përmes zërit tuaj’./rajonipress/