ARKATANA

Përkujtohet kolosi Zija Shemsiu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shënuar sot ditën e shkollës fillore “Zija Shemsiu”, duke e përkujtuar kështu edhe 32-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit. Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, duke folur para të pranishmëve të shumtë, ka thënë se nxënësit e shkollës duhet të jenë krenarë që ne fletoret e tyre e shkruajnë emrin e dëshmorit Zija Shemsiu.

“Kjo shkollë për pak kohë të fillimit të punës së saj ka treguar rezultate shumë të mira. Ua uroj ditën e shkollës të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve dhe ua konfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Komunës dhe Kuvendit Komunal në arritjen e rezultateve sa më të mira. Ne veçanti, dua t’ju them se nxënësit e kësaj shkolle duhet të jenë krenarë që çdo ditë, në fletoret e tyre, e shkruajnë emrin e kolosit Zija Shemsiu, i cili u flijua që ne sot të jetojmë të lirë dhe të kemi arsim sa më cilësor e jetë të dinjitetshme”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Uji Dea

Ndërkaq, drejtori Qemajl Dushica, pasi numëroi rezultatet e nxënësve të kësaj shkolle, tha se në të njëjtën kohë e shënojmë me krenari edhe përvjetorin e madh të dëshmorit Zija Shemsiu.

Në këtë ngjarje, e cila është mbajtur në teatrin e qytetit, është dhënë shfaqja “Blerta” me motiv kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Zija Shemsiu”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.