Fundamenti

Përkujtohet ish-deputeti Hysni Salihu nga Smira

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Smirë, familjarë e të afërm, i kanë bë nderime ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në 24-vjetorin e vdekjes.

Me këtë rast, u kujtua me respekt vepra dhe kontributi i tij, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës e njohur si Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë e vendit.

Fundamenti

Me këtë rast Haliti tha se institucionet e ndiejnë obligim respektimin dhe vlerësimin e njerëzve, që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për vendin./rajonipress/