Fundamenti

Përkujtohet dëshmori Nijazi Azemi-Komandant Mjekra në përvjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me rastin përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, sot janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Këtyre homazheve i ka prirë zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga kryesuesi I Kuvendit, Naim Pira me bashkëpunëtorë. Në këto homazhe gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë si dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve shtetërorë dhe të tjerë të cilët e nderuan Komandant Mjekrën.

ARKATANA

Përndryshe Nijazi Azemi-Komandant, Mjekra ka rënë heroikisht me datën: 26.03.2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB).

Për nder të këtij dëshmori çdo vit në Komunën e Vitisë organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive por që këtë vit ishte reduktuar për shkak të gjendjes së pandemisë nga virusi Covid-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.