Mobi Casa

Përkujtohen dëshmorët në Kamenicë dhe shpërngulja me dhunë e banorëve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, është mbajtur tubim përkujtimorë për dëshmorët Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ramadan Kastrati, Basri Canollit dhe rënies burrërore të plakut Ahmet Mehmeti, si dhe shpërnguljes me dhunë të banorëve të fshatrave Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik, nga policia, ushtria dhe paramilitarët serb.

Tubimi është mbajtur në vendlindjen e dëshmorëve në Rahovicë. “ Sot është ditë dhimbje për familjarët, ditë dhimbje për ne, për Kosovën, ditë dhimbje që në mesin tonë më nuk gjenden më të shtrenjtit, për këtë ditë që ne jemi tubuar këtu së bashku “ tha ndër të tjera Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Mavriqi.

Ndërkaq, Agim Isufi në emër të familjarëve përshëndeti gjithë të pranishmit. “ Jemi tubuar sot për të shënuar përvjetorin e rënies dhe përjetësimit të dëshmorëve Arsim e Shemsi Isufi dhe Ramadan Kastratit, të cilët pikërisht më 13 prill të 1999-ës, ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë “

Isufi tha se në të njëjtën ditë u vra dhe u martirizua duke qëndruar burrërisht dhe duke mbrojtur pragun e shtëpisë, plaku Ahmet Mehmeti nga Gregjeniku, ishte një ditë e kobshme për popullatën e fshatrave.

Kurse, Astrit Demolli, nga bashkësia Lokale e Strezocit, në emër të kësaj bashkësie falënderoj për pjesëmarrje në këtë tubim përkujtimor. “ Së bashku sot po përkujtojmë krenarinë dhe sakrificën për liri dhe pavarësi të kombit “ tha Demolli.

Uji Dea

Muhamet Arifi, përshëndeti dhe falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim. Po ashtu, gjatë kësaj dite është mbajtur tubim përkujtimor në fshatin Karaçevë e Epërme, me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit Ramadan Kastrati.

Fadil Kastrati në emër të Këshillit Lokal të fshatit Karaçevë të Epërme, foli edhe për jetën dhe veprën e dëshmorit Ramadan Kastrati. “ Në periudhën e luftës e sidomos në skenën e masakrave serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare nuk mundi të përballoj, andaj më 18 prill të vitit 1999, pikërisht në ditëlindjen e tij të 41-të, Ramadani la tre fëmijët, gruan, nënën, vëllezërit e motrat, për t’iu

bashkangjitur UÇK-së, brigadës 141, të zonës operative të Karadakut, si oficer i lartë i logjistikës. Po në këtë ditë në fshatin Rahovicë të Kamenicës, ra në duart e forcave paramilitare, çetnike serbe, të cilët duke e ditur veprimtarinë e tij patriotike dhe kombëtare e likuiduan në dalje të qytetit të Kamenicës, në rrugën për në Strezoc “ tha ndër të tjera Kastrati.

Ndërsa, Drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Fehmi Kastrati, tha se Ramadan Kastrati, ka punuar shumë për lirinë e Kosovës, që Kosova të jetë e lirë, të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, NATO-s etj. “ Nuk duhet të harrojmë kurrë veprën dhe kontributin e Ramadan Kastratit” tha drejtori Fehmi Kastrati.

Selver Kastrati, në emër të familjes, falënderoj të gjithë të pranishmit për prezencën në këtë tubim. Në fund, u kënduan disa këngë për dëshmorët në fjalë, u recituan disa poezi si dhe u vendosen kurora lulesh pranë lapidarëve të dëshmorëve./rajonipress/