UBT

Përkujtohen dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Stadiumi në Sadovinë të Jerlive merr emrin e këtyre dy dëshmorëve vëllezër.

Me rastin 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani sot përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, në krye me Kryetarin Sokol Haliti dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë përkujtuar dhe bërë homazhe para busteve e këtyre dy vëllezërve që gjendën në Shtëpinë e Kulturës në Viti.

GRANDEMALL

Dy dëshmorët vëllezër nga Sadovina e Jerlive të Vitisë, kanë rënë dëshmorë para dy dekadave në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Jezercit. Me këtë rast janë bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj si dhe në kompleksin memorial në vendlindjen e tyre.

Gjithashtu sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me familjarë të dëshmorëve Sylejmani, përfaqësuesve të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Sadovinë e Jerlive kanë zbuluar edhe mbishkrimin e stadiumit që po ndërtohet në këtë lokalitet dhe që me propozim të Kryetarit Haliti dhe me aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbaj emrin e këtyre dy dëshmoreve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.