FITORJA

Përkujtimi i Lirak Bejkos

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sarah Gretler – Urimet e mia të përzemërta për përvjetorin e 100-të ekzistimit të Shqipërisë. Unë u ndjeva e gëzuar kur mbrëmë po kaloja nga sheshi Helvetiaplatz i Cyrihut dhe i pashë të rinjtë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia duke vallëzuar paqësisht, ç`është e vërteta, nën një bredh kolosal të krishtlindjes.

Nuk lejova të më shpëtojë pa e bërë me biçikletën time një qark me nge në mes të gjithë atyre veturave, të cilat kremtuesit e rinj i kishin parkuar nëpër shesh duke shkelur të gjitha rregullat, gjë kjo që, për fat dhe mençurisht, dukej se ishte toleruar.

Në bagazhin e njërit nga këta automobila ishte vendosur një studio muzikore, e cila, me një lartësi të këndshme zëri, u jepte ritmin vallëzuesve. Shumë vetura ishin të stolisura me flamuj shqiptarë – nën ndonjërin prej flamujve mund të lexoja mbishkrimet e firmave të pastrimit ose të sigurimeve.

Të rejat dhe të rinjtë silleshin në qarkun e valles së tyre, disa prej tyre tregoheshin madje artistë të vërtetë dhe mjeshtër të hapave të ndërlikuar të vallëzimit. Unë së brendshmi u miratova këtyre të rinjve gëzimin e tyre simpatik festiv, aq më tepër kur mendova se shumë prej tyre jo gjithmonë e kanë pasur lehtë, që, në vitet 90 ose edhe më vonë, të rriteshin si fëmijë shqiptarë në një ambient zviceran të ngarkuar me paragjykime serioze dhe me prindër të pllakosur nga brenga të shumta.

Ende me tingujt e muzikës në vesh, vazhdova rrugën time ngadalë dhe i kujtova ata që, shumë vite më parë, mblidheshin në Helvetiaplatz që të demonstronin për Republikën e Kosovës. Ata ishin etërit e këtyre të rinjve. Punëtorë ndërtimi, të cilët duhej të llogaritnin me vite dhune policore dhe burgu, kur të ktheheshin në Kosovë. Disa prej tyre kishin qenë të burgosur politikë në Jugosllavi.

FIDANISHTJA

Por, para se të ndodhesha mbrëmë në Helvetiaplatz, i pata lexuar dy artikuj të gjatë që i kishte botuar gazeta NZZ me rastin e 28 Nëntorit (http://www.nzz.ch/aktuell/international/erinnerung-und-amnesie-in-albanien-1.17852363).

Më kishte tronditur ajo që kisha lexuar për vdekjen e Lirak Bejkos, ish të burgosurit politik shqiptar, i cili ishte lyer me benzinë dhe kishte djegur veten. Ai e kishte bërë këtë në shenjë proteste sepse shteti shqiptar atij dhe shokëve të tij të vuajtjes, prej pesë vitesh po i paguante vetëm një pjesëz të kompensimit të premtuar prej 14 eurosh për çdo ditë të kaluar në burg.

Një tjetër ish i burgosur politik shqiptar, Gjergj Ndreca, po ashtu e kishte djegur veten dhe gjendet i shtrirë në spital, me lëndime të rënda.

Autori i shkrimit të gazetës NZZ parandjen se ishte e kotë të pritej që emrat e Lirak Bejkos dhe të Gjergj Ndrecajt të përmendeshin në fjalimet për 100 vjetorin e pavarësisë. Në vend të kësaj do të bëhej fjalë për atë se si kjo festë forcon lidhjen në mes të shqiptarëve nga të gjitha vendet. Të ndërgjegjshëm për këtë frymë përbashkësie dhe të ndërgjegjshëm për nderimin jokritik të Enver Hoxhës, që e praktikonin shumë ish të burgosur politikë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia dhe të tjerë që solidarizoheshin me ta, 100 vjetori i Shqipërisë do të mund të ofronte rastin që në Shqipëri, në Kosvë dhe në Zvicër zëshëm dhe me respekt, të kërkohej solidaritet dhe përkrahje për kërkesën absolutisht legjitime, modeste, të ish të burgosurve politikë të Shqipërisë.

Ata janë viktima të atyre dekadave të diktaturës së Partisë së Punës të Enver Hoxhës, që me aq shumë fjalë janë mallkuar në fjalimet jubilare, ata personifikojnë vlerat e mendimit të lirë dhe guximit për të pasur mendimin tënd. Për këto vlera nuk nevojitet fare perëndimi. Shqiptarët si Lirak Bejko dhe Gjergj Ndrecaj i kanë njohur ato vlera dhe kanë luftuar për to shumë përpara se Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.