FITORJA

Përkrahet nisma për emërtimin e Spitalit Regjional të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) i ka dhënë përkrahje nismës për emërtimin e Spitalit Regjional të Gjilanit.

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) i ka dhënë përkrahje nismës për emërtimin e Spitalit Regjional të Gjilanit me një emër të personaliteteve të shquara të historisë sonë kombëtare, nga fusha profesionale, humanitare, kulturore dhe të tjera, por nuk është përcaktuar konkretisht për emrin e dr Fahri Rashidi (Gorani), mjekut të parë shqiptar në Kosovë, nga komuna e Gjilanit, që erdhi si propozim i Këshillit Drejtues të Spitalit Regjional, për t`iu lënë mundësi edhe palëve tjera që të dalin me propozime eventuale.

Nisma është vlerësuar e qëlluar nga kryesuesi i KSHMS, dr Abylatif Latifi, i cili, sa i përket propozimit konkret, ka thënë se emër më koncensual nuk mund të gjendet, megjithatë ai ka respektuar mendimet ndryshe të anëtarëve tjerë që të lihet e hapur mundësia edhe për alternativa tjera.

Hidromorava

Dr Xhavit Hajdari, drejtor ekzekutiv i SRGJ, i cili e ka arsyetuar propozimin e Këshillit Drejtues, ka thënë se për këtë emër ka mirëkuptim edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për zyrtarizimin e emërtimit, edhe nga kryetari i Komunës, i cili është njoftuar me këtë nismë.

Ai tha se dr. Fahri Rashidi është i lindur në Gjilan, në vitin 1881, në një familje me tradita atdhedashurie dhe ishte mjeku i parë shqiptar në Kosovë, që kryesisht punoi në Shqipëri. Ai ka bashkëpunuar me atdhetarë dhe përfaqësues të forcave demokratike, si Isa Boletini, Bajram Curri, Fan Noli dhe të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.