Hidromorava

Përkrahen pemëtarët vitias

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë këtij trajnimi pemëtarët janë njohur rreth kultivimit të pemëve,ruajtjen e tyre përmes preparateve, si dhe përcaktimi të kohës së vjelljes.

Me qëllim të përkrahjes së Bujqve të cilët kryesisht merren me fushën e pemëtarisë Drejtoria për Bujqësisë,Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Vitisë ka mbajtur një trajnim një ditor me anëtarët e shoqatës së pemëtarëve “California” të Vitisë.

Gjatë këtij trajnimi pemëtarët janë njohur rreth kultivimit të pemëve,ruajtjen e tyre përmes preparateve, si dhe përcaktimi të kohës së vjelljes.

UBT

Veton Ademi zyrtar i kësaj drejtoren njëherit edhe organizator i këtij trajnimi tha se përmes trajnimit të sotëm synohet që të përkrahën pemëtarët vitias dhe të afatësohen në mënyrë profesionale rreth kultivimit të tyre. “Drejtoria për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural përmes trajnimeve të tilla synon që të përkrahen pemëtarët tanë, me qëllim që mundi i tyre të bërë në këtë fushë të sjellë rendimentet e kënaqshme” u shpreh Ademi.

Ai mandej tha se në këtë trajnim kanë marrë pjesë kryesisht pemëtarë të cilët kultivojnë mollë duke theksuar se pemëtarët vitias janë njohur për së afërmi rreth mbrojtjes së pemëve, rëndësisë së përdorimit të preparateve për mbrojtjen e bimëve me karencë sa më të shkurtë dhe me efekt të lartë kundër sëmundjeve që prekin frutat gjatë ruajtjes, por edhe rreth metodave të përcaktimit të kohës së vjeljes së frutave, si dhe menaxhimit të sëmundjes së kromës gjatë stinës së vjeshtës.

Po ashtu u diskutuan format e klasifikimit të mollës sipas standardeve të UNECE-së./rajonipress/