FITORJA

Perimet më të shëndetshme pranverore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Moti i ngrohtë do të thotë mundësi më e madhe në përzgjedhjen e pemëve dhe perimeve. Gjithmonë përzgjidhni ushqimin sezonal dhe do të jeni më të shëndetshëm. Pranvera na sjell pemë dhe perime të ndryshme dhe secila prej tyre i ka vlerat e veta shëndetësore.

Artiçoku

Artiçoku është i pasur me kalium, e studimet kanë treguar se kaliumi pakëson rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përbërësit antioksidues të kësaj perime forcojnë sistemin imun dhe pakësojnë rrezikun për shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit.

Shpargujt

Në sistemin e shpargujve hasim në inulinë, probiotik që mbron shëndetin dhe nxit punën e sistemit tretës. Për efekt më të mirë, zgjidhni shpargujt e rinj.

Brokoli

Brokoli rregullon sasinë e kolesterolit në gjak, e studimet kanë treguar se ka ndikim të fortë kundër inflamacioneve. Brokoli pakëson rrezikun nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe sistemit tretës.

Çikorja

Çikorja ka një ndikim të fortë si antioksidues, pakëson rrezikun nga kanceri dhe mbron shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Çikorja po ashtu është burim i mirë për vitamina K, acid folik, kalium dhe mangan.

Lakra jeshile

Lakra jeshile është burim i mirë për vitaminat A, C, K, B6, kalcium, kalium, bakër dhe mangan. Përmirëson punën e mëlçisë dhe veshkave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fundamenti

Sallata e gjelbër

Sallata e gjelbër përmirëson humbjen në peshë, mbron zemrën dhe parandalon diabetin, tipin 2. Sallata e gjelbër është burim i mirë për fibra dietale, vitamina K dhe mangan.

Spinaqi

Spinaqi përmirëson punën e tretjes dhe mbron sistemin e tretjes. Pakëson rrezikun nga disa lloje të kancerit, sidomos atë të prostatës. Spinaqi është burim për vitamina C, E, K, taninë, roboflavinë, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan.

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit ka ndikim të fortë kundër inflamacioneve, detokson dhe vepron si antioksidues. Lakra e Brukselit është burim i mirë për vitamina K, riboflavinë, vitamina B6, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan.

Qepa

Qepa ka vlera të forta nutritive, e studimet kanë treguar se e pakëson rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë, i vezoreve dhe i gojës.

Lakërishta

Lakërishta përmirëson punën e mëlçisë dhe veshkave dhe merr pjesë në parandalimin e sëmundjes së syve. Lakërishta është burim i mirë për vitamina A, C, K, K, B6, tiaminë, riboflavinë, kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe mangan.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.