Perimet me përmbajtje të ulët të karbohidrateve

/ 2 minuta lexim

Nëse perimet e freskëta konsumohen për çdo ditë, pos se ulin rrezikun për t’u prekur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera kronike, shëndeti ynë në përgjithësi do të jetë më i mirë.

TRANGUJT

Trangujt janë shtojcë freskuese dhe plot me nutriente për secilën sallatë – qoftë ajo greke apo ndonjë tjetër! Të qëruar, trangujt përmbajnë vetëm 2.16 g karbohidrate për çdo 100 gramë. Nëse i preferoni me lëvore, kjo është 3.63 g, që ende është pak!

MARULJA

Me gjasë një nga perimet më popullore, megjithëse pak nutriente, kjo perime ka vetëm 2.97 gramë me karbohidrate për 100 gramë. Kombinojeni me njërën nga perimet tjera në këtë listë për të përgatitur një sallatë me pak karbohidrate me shumë nutriente.

SELINO

Selino është një perime shumë e gjithanshme që përshtatet mirë me sallata dhe tavë. Dhe me numrin e njëjtë të karbohidrateve (2.97 gramë për 100 gramë) ia vlen ta përfshini në dietën tuaj.

Mobi Casa

SPINAQI

Për çdo 100 gramë spinaq do të merrni rreth 3.63 gramë karbohidrate. Për ta vënë këtë në perspektivë, kjo është vetëm 1 gramë për një gotë. Kështu që hani sa më shumë sallatë me spinaq dhe me gjoks pule të përziera edhe me dredhëza të freskëta.

LAKRA E BRUKSELIT

Një perime tjetër me gjethe të gjelbër, lakra e Brukselit ofron vetëm 3.74 gramë karbohidrate në 100 gramë. Lakra e Brukselit është e shkëlqyeshme për ta përzier në supë me hudhra të copëtuara.

DOMATET

Domatet konsiderohen edhe si pemë edhe si perime, përmbajnë vetëm 3.89 gramë karbohidrate për çdo 100 gramë. Mund t’i konsumoni të papërpunuara, të pjekura apo të përziera në sallatë. Jo vetëm se janë të shijshme, por e ulin rrezikun edhe për sulm në kokë.