UBT

‘Përgjegjës për degradimin e Kuvendit është Kadri Veseli’

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetët dhe analistët politikë thonë se Kuvendi i Kosovës është degraduar në dy legjislaturat e fundit prejse në krye të këtij institucioni ka ardhur kryetari i PDK-së Kadri Veseli, shkruan “Zëri”.

Mosmbajtja e seancave të rregullta, seancat e gjata, përplasjet verbale e së fundmi edhe fizike në mes të deputetëve vlerësohen si disa nga pikat që dëshmojnë se nuk ka menaxhim të mirë të punës së Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli thotë se funksionimi i mirë i institucioneve varet nga menaxhimi. Ai ka thënë se Kuvendi nuk është duke u menaxhuar si duhet nga kryetari Kadri Veseli.

“Kuvendi i Kosovës nuk është duke u menaxhuar në mënyrën e duhur. E kemi një kryetar, i cili nuk është duke e menaxhuar mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Ka pasur raste kur Kuvendi ka dalë nga kontrolli dhe mungesa e kryetarit është shumë e shpeshtë, e drejtimi i seancave delegohet te nënkryetari Haliti, i cili me një nervozizëm dhe me udhëheqje të papërgjegjshme të seancave po shkakton tensione”, ka deklaruar Avdyli për “Zërin”.

United Hospital

Ai më tej ka thënë se është i mangët komunikimi në mes të Qeverisë dhe Kuvendit dhe ka theksuar mungesën e ministrave në seanca gjatë pyetjeve parlamentare, si dhe gjatë interpelancave.

Deputeti i LDK-së më tej ka thënë se ky mosfunksionim i Kuvendit nuk duhet të vazhdojë më tutje, pasi vlerëson se po shkakton mosfunksionim të mekanizmave tjerë shtetërorë.

“Është degradim i shkaktuar nga kryetari, pasi ai ka përgjegjësinë kryesore për planifikimin, por ai është vetëm kryetar ‘sa për sy e faqe’ sepse ka punë tjera dhe nuk merret me Kuvendin. Ka pasur raste kur në rend dite kanë qenë deri në 30 pika. Menaxhimi jo i duhur nga kryetari ka bërë që Kuvendi në të shumtën e rasteve ose voton shkel e shko, ose merret me gjëra dytësore”, është shprehur Avdyli.

Në fund ai ka thënë se LDK-ja do t’i përdorë të gjithë mekanizmat kushtetues për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.