HW

Përgatitjet për takimin e Parisit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar gjatë ditës së djeshme ambasadorin francez në Prishtinë Didier Chabert dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, me ç’rast kanë biseduar rreth takimit të Parisit, që pritet të mbahet më 1 korrik të këtij viti, shkruan gazeta “Zëri”.

Në këtë takim, nikoqirë të së cilit do të jenë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shtetit serb, pasi që temë kyçe do të jetë procesi i negociatave mes dy vendeve.

HW

Ndërkohë nga Kosova, pos presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, pritet që në Paris të shkojnë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është ministër i Punëve të Jashtme, si dhe dy bashkudhëheqësit e ekipit negociator për dialogun, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, shkruan gazeta “Zëri”.

Në fillim të këtij muaji krerët institucionalë qenë takuar mes vete për t’i bashkërenduar qëndrimet rreth dialogut, rrjedhimisht për t’u përgatitur për takimin e 1 korrikut. Pavarësisht kësaj dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, jo vazhdim të procesit të dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.