HW

Përfunduan me sukses punimet e Konferencës në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hapjen e Konferencës dhe vijueshmërinë e saj e bëri Kryetari i Organizatës z. Ujmir M. Krasniqi ku iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhëse dhe rrugëtimin e Organizatës ndër vite deri tek ky projekt dhe për qëndrueshmërinë e tij pas realizimit. Duke vazhduar me njoftimin mbi programet e temës dhe punën për realizimin e plotë të projektit i’u drejtua menaxheri i projektit Mensur Morina.

Temat e Projektit dhe Rekomandimet e nxjerrura nga Tryezat e Diskutimit të mbajtura në Gjilan, Kamenicë dhe Viti i shtjelloi Eksperti nga fusha Juridike Florent Azemi.

Në këtë Konferencë të pranishmëve iu dha mundësia të bashkëbisedojnë për të propozuar krijimin e Task Forcës në nivel lokal, nga e cila pritet që të forcoj dhe ndikojë në promovimin e Ligjit të Punës në monitorimin dhe zbatimin e saj në sektorin privat dhe të bashkëpunimit me grupin punues të trajnuara deri tek raportimi i rasteve tek Inspektorati i Punës.

Në fund të konferencës u ndanë Certifikata për të rinjtë të cilët kanë ndjekur trajnimin për Ligjin e Punës.

UBT

Njashtu dhe u falënderuan ata që qëndrojnë krah nesh deri në përfundimin e plotë të projektit.
Falënderim Komunës së Gjilanit, Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Vitisë, Odën Ekonomike Regjionale, Zyrën Rajonale të Punësimit, Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan e Kamenicë, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport nga Komuna e Gjilanit dhe Vitisë.
Falënderim i veçantë për mbështetje nga Donatorët.
Një falënderim i veçantë për mediat e shkruara dhe elektronike të cilët mbështetën fuqishëm projektin dhe promovuan aktivitetet e organizatës, e në këtë mënyrë sensibilizuam së bashku opinionin publik për Ligjin e Punës.

Ky Projekt u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat!”.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Organizatës “LIZA-R” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.

“LIZA-R” nuk do të ndalet me kaq

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.