Uji Dea

Përfunduan “Ditët e Komandant Lleshit”

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bujanoc – Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme, me ç`rast për herë të parë morën pjesë në këtë përvjetor edhe shoqatat kulturoro-artistike të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, u shënua Manifestimit tradicional – Ditët e komandant Lleshit, që përfundoi sot, me mbajtjen e manifestimit qendror në 12-vjetorin e rënies së Ridvan Qazimit, alias komandant Lleshit, raporton “Presheva jonë”.

Manifestimin qendror me një elaborat për jetën, veprimtarinë dhe aktivitetin luftarak dhe politik të “Komandant Lleshit” e hapi bashkëluftëtari dhe bashkëveprimtari i UÇPMB-së, Edmond Isufi, njëherësh dhe kryetar i OVL-së, në Bujanoc, i cili përkujtoi se amanetin e dëshmorëve të kombit dhe të komandant Lleshit, duhet ta çojmë në fund.

Isufi, duke elaboruar gjerësisht për kontributin e tij (komandant Lleshit) dhënë para lufte, gjatë luftës dhe gjithashtu gjatë bisedimeve që janë mbajtur gjatë luftës, për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka evokuar çastet kur Komandant Lleshi, me shokë i është përveshur aktiviteteve ushtarake dhe politike në mbrojtje të popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës.

Edhe Shefi Politik i ish-UÇPMB-së, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit, duke folur për aktivitetin ushtarak dhe politik të komandant Lleshit, theksoi: „Sot, kur proceset politike po zvarriten, për të mos thënë kanë ngecur fare, kur çështja e zgjidhjes së problemeve të hapura në Luginën e Preshevës prolongohet, sot kur kërkesat tona legjitime po anashkalohen, me dhembje të thellë shpirtërore po kujtojmë e rikujtojmë dëshmorët e kombit, biografia e të cilëve ka zënë vend të rëndësishëm në historinë kombëtare“.

„Jo vetëm në momentet e përkujtimit të dëshmorëve të kombit, por në vazhdimësi të përhershme, ndjejmë obligim moral e njerëzor e kombëtar, që me përkushtim më të madh, të jemi në shërbim të çështjes kombëtare“, theksoi Musliu, duke shtuar se „një gjë të tillë na e kërkojnë vet normat e definuara kombëtare, na obligon gjaku i dëlirë i bijve më të mirë të kombit, ku rënia në fushë të nderit, fitimi i pavdekësisë, janë mesazhi më i fuqishëm, janë shembulli më i qartë, janë vërejtja më serioze për ne, të dimë se ku jemi, ç’po bëjmë sot për të ardhmen tonë“.

E dimë së që nga rënia e komandantit, u shpreh më tej Musliu, nuk kanë shkuar punët ashtu siç kemi dëshiruar. Çdo dëshmorë që ka rënë, u shpreh Musliu, si amanet kishte bashkimin e tokave shqiptare, sepse dëshmorët bien vullnetin e bashkimit të tokave shqiptare.

Edhe prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi,, duke folur për aktivitetin ushtarak dhe politik të heroit kombëtar të Luginës dhe për ish-kryenegociatorin e ekipit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Komandant Lleshin, theksoi se në këto çaste të dhembjes duhet të jemi dhe të ndjehemi krenar, si në asnjë rast tjetër dhe se ndjejmë respekt dhe krenari për të madhin – Ridvan Qazimin.

“Komandant Lleshi”, sipas Arifit, ishte njëri ndër komandantët e UÇPMB-së dhe kryenegociatori i delegacionit të palës shqiptare, biografia, veprimtaria dhe aktiviteti i tij ushtarak, politik dhe kombëtar ka lënë gjurmë të thella kombëtare, si dëshmor i të gjitha trojeve shqiptare duke zënë vend të rëndësishëm në faqet e ndritshme të historisë kombëtare shqiptare.

ARKATANA

Arifi, duke falënderuar shoqatat kulturoro-artistike të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, të cilat për herë të parë morën pjesë në këtë përvjetor tradicional, më tej theksoi: “Familjet që kanë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për liri i nderon secilin komb, ndaj dhe me këtë manifestim që është bërë tradicional dëshmojmë një nder dhe respekt ndaj komandantit dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo traditë do ta vazhdohet edhe më tej”.

Edhe kryetari i “Vatrës”, Sejdullah Kadriu, dhe bashkëpunëtor i UÇPMB-së, duke folur për jetën, veprimtarinë dhe aktivitetin luftarak dhe politik të “Komandant Lleshit”, theksoi: “Dëshmorët e kombit nuk vdesin ata jetojnë ndër ne. Veprat e tyre ishin, janë dhe do të mbesin shembulli më i mirë i sakrificës së shtrenjtë, asaj më sublimes jetës, për ruajtjen e substancës kombëtare, prandaj nuk duhet harruar dëshmorët, e as veprat e tyre krenare që i bënë dhe i lanë atdheut”.

Ndaj sipas, Kadriut, dëshmorët e kombit, duhet të jenë të paharrueshëm dhe vepra e tyre kurrë nuk do të harrohet, do t`i kujtojmë me pietet, ngase porosia e dëshmorëve edhe më tej mbetet “Liria mbi të gjitha”.

Këtë manifestim e përshëndetën edhe Luigj Nicaj, nga Malësia e Madhe, në emër të shoqatave kulturoro-artistike të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe babai i komandant Lleshit, Haxhi Hyseni. Të gjitha këto aktivitete u përcollën me një organizim të mirëfilltë, dhe me një interesim të veçantë nga popullata shqiptare e Luginës.

Në këtë manifestim u lexuan edhe telegrame përshëndetjeje të këtij manifestimi, nga bashkëluftëtarët, gjegjësisht nga ish- Komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Mulsiu. Këshilli Organizativ, familjet e dëshmorëve i shpërbleu me nga një dekoratë. Manifestimi përfundoi me një program kulturo-artistik të përgatitur nga Shoqëritë Kulturo-artistike, nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva.

Pas Manifestimit tradicional – Ditët e komandant Lleshit, që përfundoi të sot, me mbajtjen e manifestimit qendror në 12-vjetorin e rënies së Ridvan Qazimit, alias komandant Lleshit, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe dhe kanë qëndruar pranë lapidarit të “Komandant Lleshit”, me ç`rast kanë vënë edhe kurora lulesh. Kurora lulesh kanë vendosur edhe familjarët e dëshmorëve të kombit.

Ditët e Komandant Lleshit u përmbyllën me porosinë: “Lavdi e përjetshme e Komandant Lleshit dhe gjithë dëshmorëve të kombit. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”.Metali Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.